Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako ka hedhur dritë mbi skenarët e mundshëm të ndryshimit të pushtetit në Shqipëri, duke paralajmëruar një përplasje të fortë brenda llojit në qoftë se kryeministri Edi Rama rrëzohet nga posti i tij. Sipas Cakos, kjo nuk është thjesht një çështje e brendshme, por një luftë e madhe ku ndërthuren interesat e fuqive botërore, strukturat e drejtësisë si SPAK dhe lëvizjet e reja politike.
Më tej, ai paraqiti një tjetër version, sipas të cilit Rama dhe Berisha mund të kenë interesa të përbashkëta në raport me administratën amerikane të Donald Trumpit. Në këtë kontekst, Cako pretendoi se grupimet që ai i cilësoi si “sorosiane” po mbështesin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, mbështetësit e Veliajt janë aktivizuar në protesta dhe lëvizje publike, ndërsa ai përmendi edhe emrin e Arlind Qorit.
Cako parashtroi edhe skenarin që sipas tij mund të pasojë nëse Edi Rama humbet pushtetin. Cako tha se në një situatë të tillë Erion Veliaj mund të rikthehet në skenën politike dhe, së bashku me ish-ministren Elisa Spiropali, të synojë marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste. “Një version është që Edi Rama po luan me Sorosin për t’ia futur Trumpit.
Prandaj Berisha i thotë Trumpit: “kujdes se po të bën lojë ky të dyfishtë”. Mund të jetë një variant. Varianti i dytë: këta kanë frikë të tradhtojnë Trumpin, pasi Rama dhe Berisha janë bashkë për këtë çështje. Sorosianët po mbështetin Erion Veliajn. Gjithë bashkia dhe gjithë njerëzit e Erionit po dalin në shesh dhe një nga njerëzit kryesorë që manipulon këta që dalin atje është Arlind Qori.
Arlind Qori është një parti e majtë marksiste-komuniste. Po, dhe dihet që ku ka parti ekstremiste të majta, diskutohet që kanë sponsorizime sorosiane kudo në botë. Dhe përpara se të zgjedhin rilindësit e Ramës, Sorosi i zgjedh 1000 herë më përpara Arlindin. Gruaja e Arlindit dihet që ka pasur dorën në këto fondet edhe të Shoqërisë së Hapur, edhe në bashki ka qenë një e preferuar në financa nga Erion Veliaj, dhe Arlindi është një njeri i Erion Veliajt.
Unë po të them një gjë, por tani në SPAK është lufta midis sorosianëve dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Sorosianët ju bëjnë presion që ta nxjerrin Erion Veliajn, edhe gjykatave ku kanë influencë. Kurse Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasadori që do të vijë, keni për ta parë që do të vërë theksin te dënimi i Erion Veliajt. Në qoftë se bie Rama, del Erion Veliaj nga burgu dhe bashkë me ish-ministren e jashtme, Spiropalin mund t’i marrë partinë Ramës në qoftë se ai është sot me Berishën dhe me Trumpin dhe rrëzohet nga pushteti”, tha Cako.
Ja çfarë duhet bërë brenda dhe në gjeopolitikë pasi të bjerë Rama-Berisha, sipas Alfred Cakos
“Në gjeopolitikë, këta të Manzës, pa ju rrezikuar jetën, në marrëveshje me ata që i sollën duke dhënë ca afate kohore, të ikin të shikojnë punën e tyre. Në daç të shpërndahen individualisht, në daç t’i marrë Izraeli që i ka krijuar. Shqipëria nuk është vend nga i cili mund të organizohet terror dhe luftë kundër Iranit. Në qoftë se ndonjë prej tyre do të integrohet dhe të punojë këtu, të ngrejë biznes në Shqipëri, mundet sigurisht, në qoftë se nuk merret me pisllëqe. Në qoftë se kapet nga shteti shqiptar që merret me pisllëqe, të shporret.
Dhe e dyta, ambasadë me Iranin. Irani nuk është vend armik ndaj Shqipërisë. Sigurisht që nuk ka pse të kemi marrëdhënie prioritare me të, por as të jemi armiq. Marrëdhënie reciproke. Njerëzit shkojnë të dinë, të bëjnë ekonomi. Ne, të dy shtetet t’i mbështesim ashtu si me të gjitha shtetet e tjera. Nuk ka pse na kushtëzon ne Izraeli, sionizmi, se çfarë duhet të bëjmë. E patë presidentin kroat çfarë përgjigje i dha ambasadorit të Izraelit? Se i tha: “Mbyllni ambasadën e Iranit, merrni shembull nga gjigandi, piktorin e Shqipërisë, ai i tha, “të marr me shqelma po më fole edhe njëherë kështu”.
“Ky vend ka zot, jemi ne kroatët”, tha, “se çfarë bëjmë ne, e dimë ne”, tha. Këta janë burra. 3 milionë është Kroacia, sa ne, por ka dinjitet, nuk ka politikanë fundërina të korruptuar. Tjetër, s’ka çfarë na duhet ne lufta e Rusisë me Ukrainën, fare. Ne duhet të marrim një kovë ujë, në qoftë se kemi mundësi, dhe ta hedhim atje për të shuar zjarret. Në qoftë se s’kemi mundësi, se jemi një vend i vogël, nuk ka çfarë na duhet. Ne nuk po hyjmë në analizën se kush ishte fajtori, Perëndimi apo Putini, se te Putini unë dyshoj që është bashkë me këta, por dyshoj edhe pak që mund të jetë kundër tyre; dhe po të ishte kështu, ky është një lajm i mirë, është burrë më i mirë se ata. Pavarësisht se Rusia është një vend në përgjithësi armiqësor me Shqipërinë, por ne duhet të sillemi me ta me dinjitet, me paritet dhe mbi bazën e interesave reciproke dhe jo të na komandojë ne Perëndimi: “Bëhuni armiq ju të Rusisë”. Jo, sigurisht që ne Evropën dhe Perëndimin do t’i kemi zgjedhje të parë, por jo të vetme. Ne duhet të kemi marrëdhënie të mira edhe me Kinën.
Kina është superfuqi botërore. Gjithmonë duke mos i lejuar as ata të sillen me ne si Izraeli. Pra, të vijnë këtu e të na mbështillen si gjarpër. Po të vijnë ashtu, gërshërët trek, i presim dhe i shporrim edhe ata që këtu. Këtu janë sovranë vetëm shqiptarët.
Nuk do të ketë qeverisje me anësim nga feja, një shtet i fortë laik t’ju shërbejë të gjithë shqiptarëve, minoritarëve dhe pakicave, dhe të gjithë ta ndjejmë veten të lumtur dhe të barabartë në këtë vend. Kush mendon se do fusë kishën apo xhaminë në shtet gabon rëndë, sepse kjo i fut dinamitin shtetit; qielli më vete, toka më vete. Ne nuk do lejojmë vendin tonë që të bëhet një territor lufte midis një pjese të turqve dhe shtetit turk. Dihet që Gylenistët përkraheshin nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Izraeli.
Ne nuk kemi punë në këto lojëra. Kush vjen si individ ose si kompani dhe kërkon të investojë, bujrum. Kush përdor Shqipërinë për akte diversioni dhe lufte kundër institucioneve të shteteve me të cilat zyrtarisht ne kemi marrëdhënie, nuk ka vend në Shqipëri, por edhe e kundërta.
Në qoftë se kundërshtarët e një vendi që mund të ketë humbur lirinë ose e ndon një diktator, sigurisht që ne do t’i mbajmë, do t’i strehojmë, do t’i lejojmë të jetojnë të lirë dhe të zhvillojnë aktivitet ekonomik këtu tek ne, por jo të përdorin vendin tonë për akte terroriste dhe luftënxitëse në vendet e tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm me politikat dhe marrëdhëniet zyrtare. Vetë çdo popull duhet t’i zgjidhë hallet e veta. Sigurisht, diktatorët nuk mbështeten nga shteti ynë, por ne nuk rregullojmë dot botën se jemi një shtet i vogël.
Ka edhe shumë gjëra të tjera që do flasim me radhë dhe që sot janë tabu. Ju kam thënë njëherë: jo pasaporta për të huajt. Bajram Begaj, lajm i keq për ty. Ndoshta ke pasur ndonjë interes të vockël në këto pasaporta, por ata që kanë marrë pasaporta do t’u hiqen. Do të vendoset ligji që tokat e shqiptarëve nuk shiten. Nuk shiten. Mund të blesh ndërtesën, mund të investosh mbi tokën me një sasi të caktuar ditësh, mund ta ripërsëritësh kontratën. Po toka mbetet e bijve tanë. Na e kanë lënë të parët, nuk na e ka dhënë shteti. Shtetit ia kemi dhënë ne shqiptarët, sepse i kemi mbrojtur këto toka gjithmonë me gjak”, tha Cako ndër të tjera.

Comments are closed.