Ndërsa Shqipëria është në kulmin e protestave, pas skandalit të Zvërnecit, zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, ka bërë një tjetër postim, që duket se ngacmon plagën.
Në postim, BE bën thirrje për të mbrojtur tokën.
“Toka nuk është thjesht sipërfaqja apo gurët mbi të cilët ecim. Ajo është një botë e gjallë nën këmbët tona, plot jetë, procese dhe ekuilibra që shpesh nuk i shohim, por që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë të përditshme.
Kur toka dëmtohet, preket gjithçka: ushqimi ynë, ekuilibri i natyrës dhe e ardhmja jonë. Prandaj, kujdesi për të nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.
Mbro tokën, ajo mban jetën”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së në Tiranë, që duke si një mbështetje e hapur për protestuesit.
“Bashkohuni me ne” ishte një tjetër thirrje që ka shoqëruar marshimin në Tiranë, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen revolucionit kundër klasës së vjetër politike…
Me mijëra qytetarë vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa protesta e konsideruar si më e madhja në të paktën dy dekadat e fundit, nisi në orën 18:00. Prej orës 21:00 qytetarët kanë nisur një marshim duke “pushtuar” akset kryesore rrugore në vend.

“Rama jepe dorëheqjen”, “Ne do të fitojmë”, “Ik, ik, ik”, “Edi Rama ka maru, ka maru” janë disa nga thirrjet që kanë pushtuar Tiranën, ndërsa në marshimin e tyre, protestuesit janë përshëndetur nga edhe drejtuesit e automjeteve, që pavarësisht se kanë mbetur të bllokuar, i kanë dhënë suport qytetarëve.

Ashtu si edhe gjatë orëve të protestës në bulevard, edhe gjatë marshimit, flamujt kuqezi dhe disa të BE-së, janë valëvitur nga qytetarët.

“Bashkohuni me ne” ishte një tjetër thirrje që ka shoqëruar marshimin në Tiranë, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen revolucionit kundër klasës së vjetër politike.

Protestuesit kanë përshkruar segmentin e rrugës së Kavajës, për të dalë më pas në Unazë pranë shkollës Vasil Shanto, ndërsa destinacioni mbetet sërish bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe Sheshi “Skënderbej”.

Te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, protestuesit janë ulur në shesh për pak minuta, përpara se të vijojnin sërish marshimin.

Protestuesve sot i janë bashkuar edhe shqiptarët e Diasporës, që deri në ditët e fundit kanë organizuar protesta në disa nga kryeqendrat europiane, në mbështetje të protestave të nisura në Tiranë.


Gjatë ditëve të protestës, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Në tubimet e zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera janë dëgjuar gjithashtu thirrje kundër të gjithë klasës politike.
Organizatorët kanë njoftuar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke deklaruar se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara.

Comments are closed.