Aktivistja Evi Kokalari, në një postim në Facebook, i quan lajmet për heqjen e statusit “Non Grata” të kreut të Partisë Demokratike si një “mashtrim”, duke theksuar se ai do të mbetet sërish një person i padëshiruar në SHBA.
Kokalari shkruan se Berisha ka marrë një vizë për një emergjencë shëndetësore dhe se ajo, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, do të sigurojnë më shumë informacion mbi këtë çështje.
“Ndryshe, nëse vjen në SHBA për vizitë mjekësore, duhet të kesh si shoqërues Lirinë, Argitën dhe Shkëlzenin… apo atyre ende nuk ua kanë hequr?”, thekson Kokalari në postimin e saj.
Më tej, aktivistja shton se Berisha mbetet sërish “Non Grata” dhe se ai nuk është kryetar i Partisë Demokratike.
Postimi i plotë:
Sali Berisha mos mashtro. Ti mbetesh non grata. Këtë punën e vizës për emergjencë shëndetësore, do të marrim më shumë informacion për të parë cila është diagnoza jote…
Ndryshe, nëse vjen në SHBA për vizitë mjekësore, duhet të kesh si shoqërues Lirinë, Argitën dhe Shkëlzenin… apo atyre akoma s’ua kanë hequr?
Mashtrues… mbetesh non grata dhe e përsëris: kryetar i Partisë Demokratike NUK je.
Ama dëshpërimi yt dhe i “idiotëve të dobishëm” që ngazëllehen me idiotësitë e tua është përtej tragjikomedisë.
Kujtojmë që sipas raportimeve të para të publikuara nga gazetari Çim Peka është bërë me dije se Sali Berisha nuk rezulton të jetë më nën statusin “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky lajm u shoqërua menjëherë me reagime në sallën e Kuvendit, ku ishin deputetë të opozitës të cilët e pritën liderin e tyre me duartrokitje.
Vetë Sali Berisha në nëj deklaratë për mediat u shpreh: “Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata”, duke shtuar se bëhet fjalë për një bllokim të mëhershëm vizash, i cili sipas tij tashmë është hequr. Ai theksoi gjithashtu mirënjohjen e tij, duke nënvizuar se mund të udhëtojë sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mirëpo, kur u pyet lidhur me familjarët e tij, nëse dhe ata janë hequr nga “lista e zezë” e amerikënëve, Berisha nuk dha asnjë koment.

Comments are closed.