Një i ri që u prezantua si Everest Bardhi, 19 vjeç nga Fani i Mirditës tregoi në protestën para Kryeministrisë historinë e babait të tij, ish-infermier në Urgjencën e Tiranës.
Ai tha se babait të tij i kishte ndërruar jetë një pacient për mungesë oksigjeni në ambulancë.
Në fund të mesazhit, ai iu drejtua kryeministrit duke deklaruar se nuk kërkon hakmarrje, por se drejtësinë do ta bëjë Zoti për të gjithë shqiptarët.
Protestuesi: Jam Everest Bardhi, 19 vjeç nga Fani i Mirditës. Babi im ka qenë dikur infermier, duke ditur se kush është në krye të vendit Ramoviçi, tek urgjenca e Tiranës, i ka vdekur personi për oksigjen në ambulancë. Njësoj si të ngordhë një peshk për ujë në det. Turp. Kauza e parë për babanë tim. I them kryeministrit se nuk do të hakmerrem, të kam lënë të madhin zot, gjynahet do të t’i kthejë i madhi zot jo vetëm të babit tim, por të të gjithë shqiptarëve.
Protestuesit kërkojnë kthimin e Dumanit në krye të SPAK: Duam arrestimin e politikanëve
Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje të forta kundër klasës politike, por edhe me kërkesa të drejtpërdrejta për rikthimin e Altin Dumanit në krye të SPAK.
Gjatë tubimit, një prej protestuesve mori fjalën duke kërkuar që Dumani, i cili ka përfunduar mandatin në krye të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të rikthehet në drejtimin e institucionit për të vijuar goditjen ndaj korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë.
Në fjalën e tij, protestuesi i bëri thirrje SPAK-ut të veprojë sa më shpejt kundër asaj që e cilësoi si “mafia oligarkike” dhe klasë politike e korruptuar.
“A jeni dakord për rikthimin e Altin Dumanit edhe për një mandat, për arrestimin e kësaj klase politike. Altin Dumani riktheu, merr frenat e arrestimeve sa më parë. SPAK vepro sa nuk është vonë. Ti ke besimin e popullit shqiptar. Shqiptarët kërkojnë drejtësi dhe arrestimin e mafies oligarkike, arrestimin e kësaj klase politike sa më shpejt duam drejtësi. Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë”, tha protestuesi.
Thirrja u prit me duartrokitje dhe mbështetje nga një pjesë e pjesëmarrësve në protestë, e cila prej ditësh ka dalë përtej kundërshtimit të projekteve të caktuara dhe është shndërruar në një lëvizje me kërkesa të hapura politike kundër qeverisë dhe elitës drejtuese të vendit.
Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se Shqipëria ka nevojë për drejtësi, llogaridhënie dhe ndëshkim të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.

Comments are closed.