Skip to content

“Priti deri në frymën e fundit nga djali i tij që…”, zemra e tradhtoi doktor Edin e dogji malli për të birin, pengu më i madh që e mori në botën tjetër

Në orët e vona të mbrëmjes së 15 qershorit, mjekësia shqiptare humbi një nga figurat e saj më të dashura dhe më të respektuara. Doktor Eduart Tushe, i njohur për të gjithë si “Doki Edit”, u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare, duke lënë pas dhimbje të thellë te familjarët, miqtë, kolegët dhe te qindra familje shqiptare që për vite me radhë i besuan shëndetin e fëmijëve të tyre.

Për dekada, ai ishte shumë më tepër se një mjek. Me përkushtimin, urtësinë dhe njerëzillëkun e tij, doktori fitoi zemrat e mijëra prindërve, të cilët e kujtojnë sot me mirënjohje dhe respekt.

Kolegia e tij prej vitesh, mjekja Genta Dedej ka rrëfyer se ishte zemra ajo që e tradhtoi papritur doktor Edin. Një infarkt i menjëhershëm i mori jetën brenda pak çastesh, pa i lënë kohë as për një amanet të fundit.

Por, përtej suksesit profesional dhe vlerësimit që gëzonte, në zemrën e doktor Edit kishte një dhimbje që e shoqëroi për vite të tëra. Pengu më i madh i jetës së tij ishte djali, me të cilin marrëdhënia ishte ndërprerë prej shumë kohësh. Dedej ka treguar se zemra e tij lëngoi deri në fund për birin, duke pritur me shpresë një telefonatë, një mesazh apo një shenjë pajtimi.

“Pengu i tij më i madh ishte djali i tij i cili nuk u kujtua dhe nuk deshi asnjëherë… Është një histori divorci, diçka ka ndodhur që është ndërprerë një komunikim midis babait e djalit dhe kjo gjë nuk u rregullua dot edhe pasi doktori i bëri një thirrje publike në një nga mediat e Shqipërisë. Por unë dua t’i them djalit të doktorit që ai duhet të jetë krenar për babain e tij dhe doktor Edi do ta pranonte djalin e tij sido që të ishte, kudo që të ishte, çfarëdo që të kishte bërë dhe priti deri në ditën e fundit që të kishte një sinjal, por…Ky ishte pengu më i madh që kishte doktori dhe që e mori me vete në botën tjetër.”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë për emisionin”Rudina”.

Published inBank

Comments are closed.