Skip to content

Vinçi këputet dhe zë poshtë 24-vjeçarin, djali i vetëm i familjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit ku një 245-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Sipas policisë vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur, gjatë procesit të betonimit kur i riu i identifikuar si Valmir Morina është goditur nga një pjesë e vinçit, çka i ka shkaktuar tij plagë të mëdha nga të cilat gjeti vdekjen e menjëhershme.

“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ njoftoi sot Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Ndërsa mësohet se Valmiri ishte djali i vetëm i familjes, madje shtylla kryesore e shtëpisë që pas ditës që humbi babanë.

Ndarja nga jeta në lule të rinisë ka lënë pas një plagë të pashërueshme për nënën e tij e cila mbeti e vetme në këtë jetë si dhe për gjithë komunitetin e Drenocit të Malishevës, nga e cila kishte prejardhjen.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Morina për humbjen tragjike të djalit të tyre.

Published inBank

Comments are closed.