Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në zonën e Ish-Kënetës në Durrës ku dy makinat që qarkullonin me shpejtësi skëterrë janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Konkretisht bëhet fjalë për një mjet tip Mini Cooper me të cilin udhëtonin dy vajza, i cili raportohet se është përplasur me një Benz C Class dhe ka përfunduar në kanal.
Për rrjedhojë, nga ngjarja kanë mbetur të plagosura dy vajzat që udhëtonin me Mini Cooper.
Related article Ngjarje e rende ne zonen turistike te Syrit te Kaltert
Sipas banorëve të zonës që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje rezulton se Mini Cooper ishte me shpejtësi kur u përplas në kryqëzim me mjetin që vinte në të majtë të tij.
Të plagosurat thuhet se janë nisur për të marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Durrësit, ndërsa në vendngjarje pritet të mbërrijnë autoritetet vendase që të zbardhin ngjarjen e plotë.
Related article CBS Bows Down! Trump Forces a Climbdown After the Kamala ’60 Minutes’ Farce
Sakaq, zona e Ish-Kënetës, referuar dhe aksidenteve të shumta të ndodhura, njihet si një zonë problematike, ku shoferët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar.
Në të njëjtën zonë ka ndodhur aksidenti tragjik që u mori jetën dy engjëjve Eneas dhe Klesit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 3 majit në lagjen nr. 15 të Durrësit. Tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur Radaçi, i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, i përplasi me shpejtësi skëterrë.
Si pasojë e goditjes fatale, Enea Muçaj, 12 vjeç, dhe Klesi Nikolli, ndërruan jetë në vend, ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç, arriti të mbijetojë por aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Comments are closed.