Skip to content

E bujshme! Lidhje të forta me Iranin! Shqipëria shpall “Non Grata” gruan që i gjeti burrit gruan e dytë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen “person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë”, për një periudhë 15-vjeçare, për shteteses Ikball Huduti (Berisha).

Mësohet se motivi i këtij vendimi bazohet në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e kësaj shtetese vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Kujtojmë që Ikball Huduti (Berisha) njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Po kështu është shfaqur publikisht krah ish-presidentit të Iranit, Mahmud Ahmandinexhad.

Gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Edi Rama pati një reagin ndaj saj, lidhur me përfshirjen në protestat në Tiranë.

“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruante kryeministri.

Ja nje nga deklaratat e saj
Ikballe Huduti ka folur në televizion për deklaratat që ajo ka dhënë në lidhje me martesat me shumë gra të burrit të saj.

Një ndër gjërat që ajo tha ishte se ka insistuar ajo që bashkëshorti i saj të mos kishte asnjë mungesë, duke i ofruar kandidatura për martesë të përkohshme. Në njërën prej martesave të përkohshme që partneri i Ikballes ka bërë, kandidatja ka qenë një pëlqim i tij përpara martesës me të.

“Ka pasur simpati për atë grua përpara martesës me mua dhe unë ia bëra një dhuratë. I dhurova burrit grua të përkohshme. Për një periudhë iu përkushtova islamit dhe që burri të mos i mungonte asgjë i dhash grua tjetër. Martesat e përkohshme janë të lejueshme në islam”, tha ajo.

Njëkohësisht Iballe Huduti deklaroi se martesa e saj ka qenë ligjore ndërsa të tjerat jo, pavarësisht se ka këmbëngulur që të vijojnë për një kohë të gjatë.

Në njërën prej rasteve të martesës ka kërkuar që me pëlqimin e saj bashkëshorti të martohej me një doktoreshë e cila kishte një djalë, duke bërë të mundur futjen e fëmijës në truallin e familjes.

Published inBank

Comments are closed.