Skip to content

E bujshme! U shpall Non Grata! Arrestohet Ikballe Huduti! Plani i errët i Edi Ramës për ti bërë protestuesit “Iranianë”

Pasi u shpall “non grata” nga vendi ynë, është arrestuar në Kosovë aktivistja Ikballe Huduti.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, kanë deklaruar për T7 nga policia e Kosovës.

Lajmi në përditësim…

Ikballe Huduti, pak para se të shpallej “non grata” nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i është përgjigjur akuzave të bëra ndaj saj nga kryeministri Edi Rama, i cili publikoi një foto të saj me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad. Rama theksoi në postimin e tij se Huduti ka mbajtur qëndrime radikale në të kaluarën.

Në një postim në Facebook, Ikballe Huduti shkruan se ka dalë në protestë në mbështetje të popullit shqiptar, duke theksuar se është dashuria për shqiptarët ajo që e ka shtyrë të dalë në shesh.

Ajo shkruan se është shqiptare dhe ndihet përgjegjëse për kombin shqiptar, për të cilin shprehet se nuk “fle e qetë” kur sheh problemet me të cilat përballet.

Postimi i plotë:

I nderuar Kryeministër Edi Rama.

Dalja ime në protestë nuk ka motive përfitimi, por motive patriotike dhe qytetare. Unë jam bijë e një familjeje shqiptare dhe kam kaluar shumë sprova, padrejtësi dhe vështirësi në jetë. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të hesht përballë padrejtësive që prekin popullin tim.

See also “Humbja e dy fëmijëve, tragjedi e pangushullueshme”- Rama reagon për aksidentin e rëndë në Durrës
Edhe sikur trupi im të mos jetë më një ditë, fjala dhe zëri im do të vazhdojnë të jenë në shërbim të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Unë nuk dal në protestë nga urrejtja ndaj askujt, por nga dashuria për popullin tim dhe nga bindja se çdo qytetar ka të drejtë të ngrejë zërin kur mendon se po cenohet interesi publik.

Ju bëj thirrje juve dhe çdo udhëheqësi botëror si dhe BE që të dëgjoni zërin e qytetarëve të revoltuar. Historia ka treguar se asnjë pushtet nuk është më i fortë se vullneti i një populli të ndërgjegjësuar. Besoj se dialogu, drejtësia dhe respekti ndaj qytetarëve janë rruga më e mirë për të shmangur përçarjet dhe konfliktet.

See also Avokati Malaj, zbardh prapaskenat: Veliaj do të dalë nga burgu, ja kur do të vendosë gjykata
Zoti është dëshmitar i veprave tona. Pozitat janë amanet dhe përgjegjësi. Kur pushteti përdoret me drejtësi, ai bëhet bekim; kur keqpërdoret, bëhet barrë për mbajtësin e tij.

Unë jam shqiptare dhe ndihem përgjegjëse për fatin e kombit tim. Nuk mund të fle e qetë kur shoh probleme që prekin shoqërinë tonë. Besoj se njeriu vlen aq sa shqetësohet për hallet e të tjerëve dhe aq sa përpiqet të kontribuojë për të mirën e përbashkët.

Nuk kërkoj armiqësi me askënd. Kërkoj paqe me drejtësi, dialog me respekt dhe një Shqipëri më të mirë për të gjithë.

As Lindje, as Perëndim – Paqe me Drejtësi për Shqipërinë.

Me respekt: Ikballe Berisha Huduti

Published inBank

Comments are closed.