Një 25-vjeçar raportohet se është paraqitur i plagosur në spitalin e Durrësit.
Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes që paraprakisht deklarohet se ka ndodhur në Sukth.
I riu është plagosur lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më herët, në fshatin Agonas të Kavajës, një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi tragjikisht.
Sipas Policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, ndërsa po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në krimin e rëndë brenda familjes.

Comments are closed.