Avokati Kujtim Cakrani njoftoi ditën e sotme përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor me ish-presidentin Ilir Meta, duke mbyllur zyrtarisht bashkëpunimin në procesin gjyqësor ku ai ishte mbrojtës ligjor.
Sipas deklaratës së studios ligjore, shkëputja e kontratës së klientit me avokatin ka ardhur pas humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit të nevojshëm gjatë zhvillimit të procesit, ndërsa vendimi është marrë pas seancës së fundit gjyqësore dhe në përputhje me etikën profesionale.
Seanca e së mërkurës u shoqërua me tensione mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ku në qendër të debatit u përmend edhe Ardian Shatku, kushëriri i Kryemadhit dhe një nga emrat e referuar në dosjen hetimore. Në sallën e gjyqit pati replika dhe shkëmbime akuzash mes palëve.
Pas seancës, avokati Cakrani deklaroi për mediat se situata nuk lidhej me një konflikt personal mes ish-bashkëshortëve, por me diskutimet rreth rolit të Shatkut në proces, duke shtuar se ai është përmendur në dosje në mënyrë të përsëritur dhe nuk është thirrur si dëshmitar.
Mirëpo pas kësaj seance Kryemadhi dhe Cakrani mesa duket kanë konsumuar një drekë së bashku. Siç raporton dhe Vox Neës, nisur kjo dhe nga një foto të publikuar nga ata, Kryemadhi dhe e besuara e saj, Elona Guri janë parë në një drekë me avokatin Kujtim Cakrani në një restorant në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.A mos vallë ka qenë kjo drekë dhe këto qëndrime ato të cilat sollën dhe “divorcin” mes Cakranit dhe Metës?

Një nga lajmet që pak kush e priste ishte “ndarja” mes avokatit Kujtim Cakrani dhe ish-presidentit Ilir Meta. Vetëm pak kohë më parë, Cakrani deklaronte publikisht se ishte i gatshëm të shkrinte të gjithë pasurinë e tij, vetëm e vetëm që Ilir Meta të dilte nga qelia, megjithatë ajo që dikur dukej si një raport i ndërtuar mbi besim dhe vendosmëri, mesa duket nuk i rezistoi kohës.Studio Ligjore “Cakrani” njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënies profesionale me kreun e Partisë së Lirisë, duke argumentuar se vendimi erdhi si pasojë e humbjes së mirëbesimit reciprok dhe mungesës së bashkëpunimit mes palëve.
Comments are closed.