Skip to content

Policët kapen “mat” në Tiranë, pamjet kur njëri prej tyre i merr me “stil” shoferit 20 mijë lekëshin (VIDEO)

Një video që po qarkullon së fundmi ka ngritur dyshime për një rast të mundshëm korrupsioni, ku protagonistë janë dy efektivë të Policisë së Shtetit në Tiranë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në zonën e Myslym Shyrit, pranë Gjykatës së Lartë. Në pamjet e filmuara dhe publikuara më pas nga JOQ, dy efektivët shihen teksa ndalojnë një automjet për kontroll. Pas verifikimit të dokumentacionit, në video duket momenti kur drejtuesi i mjetit u dorëzon një shumë parash punonjësve të policisë.

Sipas pretendimeve të personit që ka siguruar pamjet, bëhet fjalë për rreth 20 mijë lekë, të cilat janë dhënë me qëllim që drejtuesit të mjetit t’i kthehej patenta dhe të shmangej masa administrative për shkeljen e konstatuar.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore!

© Credits JOQ

Published inBank

Comments are closed.