Skip to content

Po vjen i nxehti përvëlues me 41 gradë, fundjava FERR! Por kthesa drastike pritet të ndodhë, shtërngata dhe

Fundjava do të sjellë temperatura të larta dhe mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Sipas parashikimit meteorologjik, vendi do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si pasojë e ndikimit të zonave me presion të lartë atmosferik mbi Europë dhe forcimit të anticikloneve afrikanë dhe të Azoreve.

Gjatë fundjavës moti do të jetë me kthjellime dhe diell, ndërsa në zonat malore mund të shfaqen vranësira të pakta. Temperaturat pritet të luhaten nga 22 deri në 41 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi rreth 7 metra për sekondë, ndërsa në dete parashikohet një valëzim i ulët, deri në 1-2 ballë.

Edhe fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohet nga mot i nxehtë dhe i kthjellët, me temperatura që do të vijojnë të jenë të larta dhe në disa zona mund të arrijnë sërish në 40-41 gradë Celsius.

Ndryshimi i kushteve atmosferike pritet të nisë në mesjavë. Sipas parashikimeve, do të ketë shtim të vranësirave, reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjatë kësaj periudhe pritet edhe forcim i erës, me shpejtësi që mund të arrijë nga 8 deri në 18 metra për sekondë, ndërsa temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, duke zbritur në vlerat 35-36 gradë Celsius.

Published inBank

Comments are closed.