Skip to content

Përleshje mes të rinjve, plagosen 3 adoleshente, thuhet se…

Netaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e ndodhur sot në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku u plagosën 3 adoleshentë. .

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në këtë zonë, ku sipas informacioneve paraprake janë dëgjuar rreth 6 të shtëna me armë zjarri gjatë konfliktit. Pas përplasjes, tre adoleshentë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyky, njëri prej tyre ka marrë plagë, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta, njëri i gërvishtur në këmbë dhe tjetri në krah.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se ende nuk ka informacion të saktë mbi rrethanat e incidentit.

olicia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Elbasan, ku u plagosën 3 persona. Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur: Bjorgi Hoxha, 19 vjeç; Renaldo Mance, 31 vjeç dhe Armand Tomorrica, 32 vjeç. Tre të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia, por ka arritur të arratiset në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, pistoletë, në drejtim të tre shtetasve: A. T., 32 vjeç, R. M., 31 vjeç, dhe B. H., 19 vjeç, të cilët janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave, si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Published inBank

Comments are closed.