Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10 të Korçës, ku një automjet është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, në sediljen e parë të pasagjerit të automjetit të djegur është gjetur pa shenja jete shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.
Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Comments are closed.