Skip to content

Aksidenti fatal del VIDEO: Momenti kur betonierja merr përpara me shpejtësi skëterrë “Audin” dhe bie në nënkalim

Afro 4 orë nga aksidenti tragjik i ndodhur sot në Tiranë, është publikuar video e momentit kur betonierja duket qartazi duke marrë përpara me shpejtësi skëterrë mjetin tip “Audi”, e pastaj përfundon në nënkalim.

Në pamjet e siguruara nga A2CNN, vërehet momenti kur betonierja për shkak se po qarkullonte me shpejtësi jashtë normave të lejuara, devijon nga rruga e përplaset me “Audin”. Për shkak të shpejtësisë së lartë, mjeti i tonazhit të rëndë pas përplasjes me fuoristradën, përplaset me barrierën mbrojtëse e përfundon në nënkalim, ku përplasi disa automjete të tjera që pësuan dëme të konsiderueshme.

Siç raportuam dhe pak më parë, nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetasit egjipitianë, konkretisht shtetasit Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri.

Ndërsa mbeti i plagosur rëndë nga ngjarja dhe shoferi i “Audit”, 28-vjeçari Roland Nuri, i cili u transportua në spital. Burimet kanë konfirmuar se fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të nodhur pasditen e kësaj të mërkure në pranë TEG-ut në kryeqytet. Një betoniere e cila duket se ka hyrë me shpejtësi në rreth rrotullim është përplasur me një autoveturë dhe më pas ka rënë poshtë në aksin e poshtëm të autostradës në korsinë që çon drejt Elbasanit. Shoferi, Mohamed Lotf rreth 30 vjeç dhe një tjetër pasagjer Mohamed Ali 44 vjeç në betoniere humbën jetën, ndërsa drejtuesi i autoveturës mbeti i plagosur.

Betonierja po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksidentin me pasoja tragjike, pak pasi kishte hyrë në rrethrrotullim

Rrethanat mbeten ende të paqarta. Betonierja e cila drejtohej nga një shofer, i cili mendohet të jetë me origjinë nga Egjipti, dyshohet të ketë qenë me shpejtësi në momentin që ka qenë duke u futur në rreth rrotullim, dhe të mos ketë respektuar rregullat që i japin përparësi kalimi mjeteve që janë tashmë në rrethrrotullim.

LEXO EDHE:
Rëndohet bilanci i aksidentit te TEG-u, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, dyshohet të jetë egjiptian
Kjo duket të ketë qenë arsyeja e përplasjes së fortë me një autoveturë që vinte nga krahu i majtë. Me gjithë frenimin e fortë dhe manovrat, shoferi nuk ka mundur të ndalë përplasjen e mëtejshme me mbrojtjen metalike të rrethrrotullimit e cila duket të kenë qenë shumë e fortë.

Betonierja nuk ka mundur të ndalojë duke rënë nga mbikalimi. Shoferi dhe një bashkëkombas i tij të identifikuar si Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, që udhëtonin me mjetin e tonazhit të rëndë kanë humbur jetën. I pari menjëherë pas rënies, ndërsa tjetri disa orë më pas në spital, për shkak të plagëve të rënda.

I plagosur mbeti edhe 28 vjecari Roland Nuri, shoferi i mjetit Volkswagen, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i sotëm mund të kishte rezultuar me pasoja akoma më tragjike, nëse në pjesën e poshtme të autostradës ku ra betonierja mund të rastiste ndonjë mjet në kalim e sipër

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Të Fundit
Ora 20:10
VIDEO/ Momenti i aksidentit me 2 viktima te rrethrrotullimi i TEG-ut

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht video të momentit të aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme te rrethrrottullimi i TEG-ut në Tiranë. Ng aksidenti u shënuan 2 viktima dhe 1 i plagosur.

K.M/Shqiptarja.com

Share

Ora 19:06
Rëndohet bilanci i aksidentit te TEG-u, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, dyshohet të jetë egjiptian

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut. Burime të Report TV bëjnë me dije se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ndodhej në kamionin e tipit pompë betoni, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë. Më herët, edhe shoferi i mjetit humbi jetën në vendngjarje, pasi kamioni u përplas me një automjet, çau barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan.

U.D/Shqiptarja.com

Share

Ora 18:29
Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion (EMRAT)
1784743415_aksidenti.jpg

Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës te rrethrrotullimi i TEG-ut. Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë shtetasit e huaj Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali rreth 44 vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, rreth 28 vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”

U.D/Shqiptarja.com

Published inBank

Comments are closed.