Skip to content

Dhimbje e madhe! U përplas me audin dhe ra nga mbikalimi! Shoferi i betonieres vdes në vend, ja çfarë po ndodh me shoferin e audit

Detaje tragjike kanë dalë në pah nga aksidenti i rëndë rrugor, i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në aksin Tiranë-Elbasan, nga i cili paraprakisht thuhet se ka pasoja fatale. Raportohet se një person ka humbur jetën e një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Ashtu siç raportuam dhe pak më parë, bëhet me dije se mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tjetër që futej në rrethrrotullim, një tip fuoristradë.

Të dyja mjetet janë përplasur fort, e për rrjedhojë kanë marrë përpara mbrojtësen e rrugës, duke bërë që mjeti i tonazhit të rëndë të bie në nënkalimin e zonës, ku raportohet se ka rënë sipër disa mjeteve të tjera që thuhet se kanë pësuar dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se personi që ka humbur jetën është drejtuesi i betonieres.

Ngjarja bëhet akoma më tragjike pasi raportohet se pas rënies, betonierja pasi është përplasur me “Audin”, ka lënë të plagosur drejtuesin e saj.

Ky i fundit bëhet me dije se është nisur me urgjencë për të marrë mjekim e nevojshëm mjekësor në QSUT. Deri më tani raportohet se ai është në gjendje të rëndë.

Për shkak të aksidentit tragjik, raportohet se në zonë është pezulluar qarkullimi i mjeteve.Autoritetet janë në vendngjarje por deri më tani nuk ka akoma një reagim zyrtar në lidhje me këtë aksident tragjik.

Pritet të dalin detaje të reja në vijim.

Published inBank

Comments are closed.