Një ngjarje tragjike ka ndodhur më 21 korrik në Gjirokastër, ku një foshnje dyshohet të ketë ndërruar jetë për pasojë të neglizhencës së dy mjekëve.
Para 3 ditësh thuhet se foshnja 7-muajshe u nis me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Për rrjedhojë të ngjarjes bëhet me dije se kanë nisur hetimet për dy mjekë pediatër të cilët dyshohet të kenë neglizhuar trajtimin mjekësor në dy raste gjatë vizitave të kësaj foshnjeje përgjatë muajit korrik.
Gazetarja Entjola Budo raporton se bëhet fjalë për pediatrët Mikel Koti dhe Edmond Kotoni.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy mjekëve pediatër të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Comments are closed.