Skip to content

RENEA iu lut të dorëzohej, madje dhe prokurori i tha që do…!

Nertil Buzi ka vrarë veten me armën e gjahut, brenda makinës në zonën e fshatin Kurjan të Fierit, disa kilometra larg vendit ku vra ish-vjehrrin, plagosin ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të dashurën Rozalinda Plaku.

Kështu bën me dije Policia e Shtetit, e cila ka lëshuar një komunikatë zyrtare për shtyp për ngjarjen që tronditi mëngjesin e kësaj të premte opinionin publik.

“Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi Refit Buzi, 35 vjeç, vrau me armë gjahu babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, shtetasen Rozalinda Plaku, ju  informojmë se:

Pas lirimit të saj falë veprimeve profesionale të Policisë, ekipi negociator i RENEA-s, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorit, vijoi negociatat me 35-vjeçarin, me qëllim bindjen e tij për t’u dorëzuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Pavarësisht negociatave intensive, të zhvilluara që prej orëve të para të mëngjesit, 35-vjeçari nuk iu bind thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe, rreth orës 16:35, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që mbante me vete, brenda automjetit”, njofton Policia e Shtetit.

RENEA tentoi ta mbante gjallë, Policia publikon PAMJET: Nertil Buzi vrau

Ambulanca në vendngjarje, Nertil Buzi vret veten pas 5 orësh ngujim

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Për më shumë se 5 orë, Forcat Speciale RENEA kanë tentuar ta bindin 35 vjeçarin të dorëzohej, por më kot, çdo tentativë ka dështuar.

Siç shihet dhe nga kjo pamje e pak momenteve më parë, çdo tentativë e efektivëve të Policisë së Fierit dhe grupit të Forcave Speciale RENEA për ta bindur të hidhte armën dhe të dilte nga makina, fatkeqësisht ka dështuar.

Kryepolici i Fierit, Erion Ahmeti ka deklaruar për mediat më herët këtë të premte, se i riu nuk pranonte të dilte nga makina dhe qante vazhdimisht, duke ju thënë policëve se do të vriste veten. Fatkeqësisht, ashtu ndodhi.

Published inBank

Comments are closed.