Skip to content

E fundit! Vjen njoftimi urgjent nga kufiri Shqipëri-Greqi! Dogana do jetë e mbyllur sepse pritet të

Dogana Kakavijë njofton se për shkak të grevës së punonjësve të palës greke, ditën e hënë më 27 Korrik 2026, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare), do të ketë ndërprerje të përkohëshme të lëvizjes në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet procesimi doganor dhe lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje do të jetë i pezulluar gjatë kohëzgjatjes së grevës.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë intervalit 07:00 – 11:00, ditën e hënë më 27 Korrik 2026.

Sondazh

Published inBank

Comments are closed.