Artur Doku alias Gent Sherifi është i dënuari me 13 vite e 5 muaj burg që ka nndërruar jetë këtë të martë në qelitë e Burgut të Fierit. Ai ndodhej atje prej afro tre vitesh, pasi u zbulua në Itali dhe u ekstradua në Shqipëri, ku ishte shpallur fajtor për një vrasje në 1997.
Paraprakisht, bëhet me dije se ky shtetas kishte pasur probleme shëndetësore dhe për shkak të komplikacioneve me zemrën, ka ndërruar jetë. Mjekët e institucionit kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, nuk e kanë rikthyer dot në jetë.
50-vjeçari, i dënuar me 13 vite e 5 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, fshihej prej gati 26 vitesh në lagjen Barriera të Milanos. Ai kishte ndërruar edhe emrin e tij para se të largohej nga Shqipëria, menjëherë pas vrasjes, duke fshirë pothuajse gjithçka nga jeta e tij e vjetër.
Në Torino ai kishte ndërtuar një jetë tjetër. Kishte fëmijë që ndjekin shkollën, kishte hapur një kompani rinovimi ndërtesash dhe qëndroi larg telasheve për gati tridhjetë vjet. Por arratia e Sherifit mori fund në 2023 pasi Policia shqiptare kërkoi ndihmën e komisariatit të Torinos.
Ata lokalizuan një shtëpi në lagjen Barriera të Milanos. Emri në zile nuk përputhej me atë të të arratisurit të njohur nga autoritetet shqiptare por njeriu që dilte çdo mëngjes për të shkuar në punë, që shoqëronte fëmijët në shkollë dhe kthehej në shtëpi në mbrëmje, ishte i njëjti që shfaqej në fotot e të arratisurve të kërkuar në Shqipëri dhe në mbarë Evropën.
Genti Sherifi u arrestua kur u kthye në shtëpi. Për 26 vjet, ndryshimi i identitetit e mbrojti dhe ishte i bindur se mund të vazhdonte të jetonte përgjithmonë në hije, larg hetuesve që e ndiqnin. Gjithçka u zbulua dhe 50 vjeçari u rikthye në Shqipëri për të vuajtur dënimin, i cili sot ëhstë mbyllur tragjikisht.

Comments are closed.