Skip to content

Po u gatuante dreken e fundit…! Dalin detajet e ngjarjes në Shkodër, mamaja e re nisi të ushqente fëmijët, por një

Detaje të reja kanë dalë në pah nga tragjedia e ndodhur ditën e sotme në Domen të Postribës, ku nëna 24-vjeçare vdiq së bashku me dy fëmijët e saj të moshës 18 muajsh dhe 3 vjeç, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi që ndodhej në shtëpinë e vjetër, që është në pronësi të familjes së të resë.

Referuar hetimeve të deritanishme, dyshohet se e reja kishte ndezur bombolën 5 litroshe të gazit e cila ka shpërthyer menjëherë duke i marrë jetën asaj dhe fëmijëve.

Për pasojë të presionit të lartë, raportohet se çatia e banesës ka rënë dhe dhe gruaja me 2 të vegjlit e saj ngecën brenda duke u djegur brenda shtëpisë.

Ngjarja e rëndë thuhet se u mësua nga raportimi i një qytetari i cili sapo pa zjarrin nga një distancë e largët, telefonoi menjëherë zjarrfikësit.

Flakët u përshkallëzuan dhe shkrumbuan banesën, pasi shtëpia ndodhej në një terren të vështirë që ishte i paarritshëm për shkak të mungesës së rrugës.

Sakaq, mësohet se 2 makina zjarrfikëse mbërritën deri në fund të rrugës dhe më pas zjarrfikësit kanë ecur në këmbë për 40 minuta për të mbërritur në vendngjarje, aty ku dhe gjetën vdekjen nëna Bleona Çobaj së bashku me dy fëmijët e saj, Amar (18 muajsh) dhe Anuar Çelaj (3 vjeç).

Siç raportuam dhe pak më parë, bëhet me dije se familja shqiptare e cila ishte kthyer nga Gjermania për pushime, prej ditësh qëndronte në Golem dhe dy ditë më parë kishte nisur pastrimin e banesës në Domen.

Ata shkuan sërish ditën e sotme atje, nga ku babai i 24-vjeçares dhe bashkëshorti i viktimës, Besmir Çelaj 35 vjeç u larguan për të blerë diçka.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila tronditi mbarë vendin, kanë reaguar zemërthyer për tragjedinë edhe figura të njohura të politikës shqiptare, mes tyre: Presidenti Bajram Begaj, kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla si dhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.

“Jam thellësisht i pikëlluar”, Begaj reagon për tragjedinë në Shkodër: Lutem që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje
Po ashtu, gazetari Fatjon Gjinaj ka reaguar i prekur në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkruan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, teksa nëna po gatuante për të vegjlit e saj, por në rrethana të paqarta, janë bllokuar duke u asfiksuar brenda.

Published inBank

Comments are closed.