Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj i cili do të sjellë ndryshime thelbësore në ligjin nr.15/2019 “Për nxitjen e punësimit”, i cili synon të modernizojë shërbimet e punësimit, zgjerimin e mbështetjes për punëkërkuesit dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.
Një nga risitë kyçe që do të sjellë ky projektligj lidhet me detyrimet e reja që do të kenë punëdhënësit në sektorin publik dhe privat, me qellim rritjen e transparencës në tregu e punës.
“Për herë të parë parashikohet edhe detyrimi për publikimin e intervalit të pagës për pozicionet e lira, me qëllim rritjen e transparencës në proceset e rekrutimit dhe krijimin e kushteve për vendimmarrje më të informuar nga punëkërkuesit.”, theksohet në dokument.
Gjithashtu edhe bizneset do të jenë të detyruara të njoftojnë në rrugë elektronike institucionet sapo një kontratë punë përfundon.
Nëse këto rregulla të reja nuk vihen në zbatim do të merren masa ndëshkuese si masa administrative dhe gjoba të cilat do të jenë nën përgjegjësinë e Administratës Tatimore.
Ministria e Ekonomisë dhe Inavcionit ka propozuar që të krijohet një mekanizëm i ri teknologjik, (Pasaporta Digjitale e Punësimit dhe Aftësive) i cili do t’i japë fund burokracisë dhe dokumentacionit fizik në proceset e rekrutimit.
LEXO EDHE: Dokumentet e dy projekteve që i mohon qeveria! Kush janë oligarkët që po ndërtojnë në Pishë Poro
Në këtë projektligj statusin e punëkërkuesit do ta përfitojnë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, pra në diasporë, edhe shtetasit e huaj të cilët jetojnë në vendin tonë. Një rëndësi e veçanti i është kushtuar kryesisht të rinjve ku drafti forcon bazën ligjore të “Garancisë Rinore” (që përfshin të rinjtë deri në 29 vjeç, veçanërisht ata në statusin NEET – jashtë arsimit dhe punësimit).
Po ashtu, futet koncepti i ri i “nxënësit punëmarrës”, i cili do të mbulojë të rinjtë në arsimin dual që kombinojnë mësimin me praktikën në biznes.
LEXO EDHE: Urgjente! Rrihet gazetari shqiptar, e thotë troç
Ky hap e çon Shqipërinë më pranë Rrjetit Evropian të Shërbimeve të punësimit, ligji krijon “Zyrën Kombëtare Koordinuese të EURES-it”, e cila do të menaxhojë transmetimin e vendeve të lira të punës dhe profileve të punëkërkuesve drejt sistemeve evropiane, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë të punëtorëve në momentin e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Comments are closed.