Skip to content

Ngjarja e rende ne Korce

Ngjarja sot në Korçë ka tronditur qytetin juglindor. Viktima ende nuk kishte mbushur 21 vjeç dhe u vra pabesisht sepse sipas të dhënave paraprake hetimore, u sulmua deri në ndjekje fatale nga një moshatar që dyshohet të ishte shok i tij dhe ai e vrau me kallashnikov.

Çfarë ndodhi

Pasditen e sotme, Johan Zuko, 20 vjeç, banor i Korçës, u gjend në një bllok pallatesh në lagjen nr 14 të qytetit juglindor, zonë ku ai nuk e kishte vendbanimin.

Ndërsa vraponte, pas tij po rendte edhe një tjetër, mesa duket, shoku i tij.

Teksa Johani përpiqej ti shpëtonte plumbave të armës që i riu tjetër mbante në dorë, u fut brenda një pallati.

Por edhe aty nuk ia doli dot të shpëtojë sepse autori e gjeti dhe hapi zjarr duke i marrë jetën.

“Autori dyshohet se e ka ndjekur deri brenda pallatit, ku ka arritur ta gjejë dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet kallashnikov. Plumbat i kanë shkaktuar plagë të rënda 20-vjeçarit, duke i marrë jetën”, thanë burime në vendngjarje.

Menjëherë pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i krimit dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij duke e futur qytetin e Korçës në shtetrrethim, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të skenës së krimit.

Joan Zuko ishte bërë pjesë e Forcave të Armatosura si ushtar me pagesë, që nga 18 qershori 2024.

Published inBank

Comments are closed.