Skip to content

Sokol Hoxha nuk e shtyn dot te “313”, e sollën amerikanët, i 3 shqiptarëve kërkon LIRINË: Jetova 25 vite në arrati

Vetëm gjashtë ditë pasi amerikanët e dorëzuan në Shqipëri, vrasësi Sokol Hoxha raportohet se kërkon me këmbëngulje lirinë e tij, me argumentimin se ai ka jetuar në arriti më shumë se 25 vite.

Pa bërë javën prapa hekurave, mësohet se Hoxha i është drejtuar Gjykatës së Fierit me kërkesën për të fituar lirinë, ndërsa raportohet se kërkesa e tij do të shqyrtohet në seancën gjyqësore që do të zhvillohet me 16 shtator, sipas gazetares Anila Hoxha.

Aktualisht bëhet me dije se krimineli që akuzohet për vrasjen e 3 personave, ndodhet në paraburgim te “313”në rrugën “Jordan Misja”. ndërsa bëhet me dije se Prokuroria e Përgjithshme u ka sugjeruar autoriteteve belge që vrasësi Sokol Hoxha ta shlyejë dënimin për vrasjen e partneres së tij Brunilda Dervishi, në Shqipëri.

Siç kemi raportuar dhe më parë ekstradimi i Hoxhës u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Globi”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit, Interpol Brukselit, si edhe agjencive ligj-zbatuese amerikane.

Sipas Policisë së Shtetit, Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier, është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj, ngjarje e ndodhur më 30 mars 1997 në Patos.

Ndërkohë, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të rëndë. Ai u shpall fajtor për vrasjen me armë zjarri të një shtetaseje shqiptare në Bruksel, në gusht të vitit 1997, e cila, sipas autoriteteve, ishte shfrytëzuar më parë prej tij për prostitucion.

Published inBank

Comments are closed.