Hajdar dhe Bujar Matarova janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi mbrëmë në fshatin Surkish të Podujevës.
Dy vëllezërit po udhëtonin me veturë kur u përfshinë në aksidentin tragjik, ku, sipas informacioneve të para, u përfshi edhe një veturë tjetër, shkruan IndeksOnline.
Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. IndeksOnline
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në fshatin Surkish të Podujevës.
Aksidenti fatal ka ndodhur kur një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një shtetas kosovar, dyshohet se për shkak të pakujdesisë është përplasur me një veturë tjetër.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri që ndodheshin në veturën me targa të huaja kanë humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit tjetër ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar

Comments are closed.