I është vendosur mbrëmjen e kësaj të marte një lëndë plasëse, eksploziv, një mjeti në qytetin e e Vlorës. Paraprakisht raportohet se lënda plasëse i është vendosur një furgoni në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po verifikon sinjalin e dyshuar.
Sakaq, thuhet se mjeti ka qenë i braktisur prej dy ditësh, ndërsa është tërhequr me karrotrec nga policia për verifikime të mëtejshme. Pritet të dalin detaje të reja në vijim e të kemi një reagim zyrtar nga ana e Policisë.
Një automjet tip furgon është konstatuar i braktisur prej dy ditësh në zonën e lagjes “28 Nëntori”. Për shkak se nuk ka rezultuar se kujt i përket automjeti, është kërkuar identifikimi i pronarit, ndërsa furgoni do të merret në komisariat për t’iu nënshtruar një kontrolli të plotë.
Mësohet se ka pasur edhe dyshime për praninë e lëndëve eksplozive në mjet, por deri tani nuk ka rezultuar të ketë të tilla. Automjeti do të dërgohet në polici, ku do të hapet dhe do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme për të përcaktuar nëse ka ndonjë material apo objekt të dyshimtë brenda tij.

Comments are closed.