Skip to content

Cmenduria nuk ndalet! Burri në Lungomare godet gruan e tij me sqepar në kokë (Emrat)

Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, një çift është konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.

61 vjecarja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Top Channel

Detaje të reja janë mësuar mbi ngjarjen e ndodhur në Vlorë mzonên e Lungomares.

Mësohet se gruaja e dhunuar është 61-vjeçarja E.H.

Autori i ngjarjes është bashkëshorti i të moshuarës ndërsa 61-vjeçarja ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në gjendje tê rëndë.

Published inBank

Comments are closed.