Pas një dite në luftë me vdekjen në Spitalin e Traumës, 19-vjeçari lezhjan Indrit Shyti, nga fshati Gurëz, nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Mbikalimit të Spitalit Memorial. Newsbomb.al mëson se familja Shyti ka hapur dyert e mortit, ndërsa mesditën e nesërme mes lotësh e dhimbjesh do i jepet lamtumira e fundit Indritit.

Siç kemi raportuar, 19-vjeçari ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, kur humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës, çka i shkaktoi atij plagë të cilat i morën jetën në lule të rinisë.
Indriti dha sot frymën e fundit te Spitali i Traumës në Tiranë, duke lënë pas një dhimbje të papërballueshme për dy prindërit Mhillin e Vojsavën dhe tre motrat Marisën, Ambrën dhe Marinën, shkruan newsbomb.al. Mes lotësh e një dhimbje që nuk ka shërim, familja Shyti do të përcjellë nesër për në banesën e fundit djalin e shtëpisë.
Redaksia newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Comments are closed.