Skip to content

Mmijëra qytetarë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-banorit të “Big Brother VIP” (VIDEO)

Pasditen e kësaj të enjte, ish-banorit të “Big Brother VIP” dhe influencerit të njohur, Laurent Krasniqit i është dhënë lamtumira e fundit në fshatin e tij të lindjes, Llukar në Prishtinë.

Nga pamjet e publikuara nga mediat kosovare, me mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të 29-vjeçarit që mbrëmjen e së mërkurës humbi jetën tragjikisht.

Duket se edhe në moshë të re, Laurenti ka arritur të fitojë zemrat e mbështetësve të tij në rrjetet sociale, ku numëronte qindra mijëra mjekës.

Video Credits: Gazeta Demos

Po ashtu në lidhje me ndarjen nga jeta të Krasniqit, kanë reaguar të prekur disa nga personazhet më të njohura të showbizit shqiptar.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:20, ku në të është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, me këtë të fundit po lëvizte Krasniqi.

29-vjeçari është dërguar me urgjencë në QKUK, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetonte dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njoftoi policia e Kosovës.

Published inBank

Comments are closed.