Dy emra të njohur të industrisë së filmave për të rritur, Angela White dhe Valentina Nappi, kanë folur hapur për mënyrën se si përcaktohen pagesat në këtë sektor.
Angela White, e cila ka një karrierë të gjatë në industri, ka deklaruar se skenat që kërkojnë më shumë përgatitje dhe kohë zakonisht paguhen edhe më shumë. Sipas saj, pagesa lidhet jo vetëm me popullaritetin e interpretuesit, por edhe me llojin e skenës, angazhimin dhe përgatitjen që ajo kërkon.
Në një intervistë të mëparshme, White u shpreh se disa skena kërkojnë kufizime dhe përgatitje shtesë, ndaj kompanitë i konsiderojnë ato me tarifë më të lartë.
Të njëjtin qëndrim ka ndarë edhe aktorja italiane Valentina Nappi. Ajo ka theksuar se pagesat në këtë industri nuk janë gjithmonë aq të larta sa perceptohen nga publiku dhe se shumica e interpretuesve paguhen për çdo skenë veçmas.
Sipas Nappit, tarifat ndryshojnë në bazë të famës së interpretuesit, kompanisë prodhuese dhe përmbajtjes së materialit. Ajo ka bërë të ditur se disa lloje skenash paguhen më shumë, pikërisht për shkak të kërkesave dhe përgatitjes që mbartin.

Comments are closed.