Mimoza Ahmeti po kalon një periudhë tejet të vështirë personale. “Sot u shua një pjesë e zemrës sime…
Sot humba babanë tim të shtrenjtë”, shkruan Ahmeti, teksa kujton rolin që i ati ka pasur gjatë gjithë jetës së saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të saj, duke e shoqëruar njoftimin me një shkrim mjaft emocional.
“Shpresoj që çdo gjë që kam arritur në jetë të të ketë bërë krenar.
Shpresoj që, edhe atje ku s’mund të të shoh më, të jesh duke më parë”, shkruan ajo. Në këtë dedikim, ajo e vlerëson të atin si një nga mbështetjet kryesore të ekzistencës së saj, duke nënvizuar se çdo sukses dhe etapë e rrugëtimit të saj jetësor është ndërtuar mbi bazën e dashurisë, mësimeve dhe përpjekjeve të tij të mëdha.
Mimoza shprehet duke thënë: “Kur ta takosh nënën, përqafoje fort për mua. Thuaji se më ka munguar çdo ditë”. “Tani jeni përsëri bashkë…
Dhe unë mbetem këtu, me kujtimet tuaja, me mallin dhe me një dashuri që nuk do të shuhet kurrë”, vijon ajo. Në përmbyllje të dedikimit të saj të ndjerë, shkrimtarja i thotë lamtumirë babait me fjalët: “U prehsh në paqe, babi im.
Përqafoje nënën fort për mua… Ju dua sot, nesër dhe përtej çdo kohe. Përjetë vajza juaj.”

Comments are closed.