Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut, pas sulmit fizik ndaj Edi Kuçit.
Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për Indeksonline.
‘’Prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Peje, përkatesisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M shtetas i Republikes së Shqipërise për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” të shkatuara ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës E.K’’, ka thënë Shkodran Nikçi për Indeksonline.
Jozefin Marku – Jozi ka thyer heshtjen pas publikimit të videove të përballjes me Edi Kuçin, në autostradën Tiranë-Durrës.
Në një komunikim për Top Channel, Jozi ka hedhur poshtë pretendimet për dhunë reale, duke u shprehur se e gjithë ngjarja ka qenë një shfaqje e inskenuar.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, ka deklaruar këngëtari përmes mesazheve drejtuar redaksisë së Top Channel Web, duke e cilësuar përballjen e tyre si një skenë aktrimi pa pasoja fizike.
Nga ana tjetër, lidhur me lajmet e ditës së sotme për lëshimin e një urdhër-arresti ndaj tij nga Prokuroria e Pejës, Jozi i ka cilësuar këto informacione si të pavërteta. “Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka shtuar ai, duke mohuar çdo lloj përfshirjeje në ndonjë çështje ligjore aktuale në qytetin e Pejës.
/Prive By Liberta Spahiu
Po ashtu Prokuroria në Pejë ka autorizuar Policinë që të njejtin ta arrestojnë.
‘’Prokurori i shteti ka autorizuar Policinë e Kosovës për incimin e rastit dhe vendosjen në stop list të dyshuarit dhe ndermarrjen e veprimeve ligjore ndaj tij. Veprimet janë ndërmarrë nga dispozitat ligjore të nenit 109 të Kodit Penale të Republikës se Kosovës, i cili zbatohet ndaj cilit do person të huaj i cili përson ka kryer veprën penale jashtë territorit të Republikes se Kosoves ndaj shtetasit të saj’’, thuhet në përgjigje.
ë rrjetet sociale është bërë publike video e plotë e dhunës së Joz Markut ndaj Eduard Kuçit. Këngëtari i njohur dëgjohet fillimisht duke folur me disa persona që kishte në makinë, duke u thënë që të bënin gati telefonat që të filmonin atë që do të ndodhte.
Më pas ata dalin nga makina dhe menjëherë shfaqet Jozi teksa godet me shpullë Edin, i cili dëgjohet duke thënë “o Joz’.
“A bën më gabim? Shih këtu. Kë shan ti? Për çfatë pëzihesh kot? Më shih në sy”, dëgjohet të thotë Jozi, i cili më pas shton”
“Pse më ke sha?”.
Ndërkohë nuk është vetëm Jozi ai që godet Edin, por edhe personat e tjerë që janë bashkë me të. Gjithashtu dëgjohet edhe një zë tjetër që thotë që të mos e godasin më.
Pjesë nga biseda:
Jozi: Pse më ke sha?
Edi: Të kam kërkuar falje.
Jozi: Mua me më sha?
Edi: Atëherë kam bërë gabim
Jozi: Ulu në gjunjë e kërko falje, mos e zgja më
Edi: Më fal
Në fund Edi i zgjat dorën Jozin, i cili ia jep dhe largohet nga aty.

Comments are closed.