Aktori turk Serhat Mustafa Kiliç është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në lagjen Kağıthane të Stambollit.
Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur zyrtarisht shkaku.
Sipas informacioneve të raportuara, partnerja e aktorit ishte shqetësuar pasi nuk kishte arritur të kontaktonte me të prej disa ditësh. Pasi kishte shkuar në apartament, ajo e kishte gjetur Kiliç të palëvizshëm në divanin e dhomës së ndenjes.
Në vendngjarje janë njoftuar policia dhe ekipet mjekësore, të cilat pas mbërritjes kanë konstatuar vdekjen e aktorit.
Sipas deklarimeve që partnerja e tij i ka dhënë policisë, Kiliç vuante nga kanceri limfatik, i njohur si limfoma. Media të ndryshme turke kanë raportuar gjithashtu se aktori kishte pasur probleme me gjëndrën tiroide.
Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar që lidh këto probleme shëndetësore me vdekjen e tij. Shkaku i saktë pritet të përcaktohet nga autoritetet pas procedurave përkatëse mjeko-ligjore dhe hetimore.


Comments are closed.