Skip to content

Lajm i hidhur për ndjekësit e telenovelave turke, kanceri i merr jetën aktores së madhe

Një lajm i trishtë ka mbërritur ditën e sotme nga bota e kinematografisë pasi mësohet se është ndarë nga jeta aktorja e njohur e serialeve turke Gülsen Tuncer, në moshën 81-vjeçare.

Tuncer, e njohur gjerësisht për portretizimin e saj të Arsen Hanım në serialin televiziv Aşk-ı Memnu, vdiq, padi nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Sakaq, bëhet me dije se mes lotësh e dhimbjesh, familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit aktores të dielën, më 20 shtator 2026, në Xhaminë Şişli pas namazit të drekës, në Varrezat Topkapı Kozlu.

Kush ishte Gülsen Tuncer:

E lindur në Adana më 20 tetor 1945, Gülsen Tuncer studioi në Departamentin e Teatrit të Konservatorit Bashkiak të Stambollit. Gjatë edukimit të saj artistik, ajo pati mundësinë të punonte me figura të rëndësishme në botën e teatrit, përfshirë Yıldız Kenter dhe Ayla Algan.

Tuncer e filloi karrierën e saj profesionale në teatër në vitin 1968 me shfaqjen “Zilli Zarife”, të vënë në skenë në Teatrin Gülriz Sururi-Engin Cezzar. Në vitet e mëvonshme, ajo punoi në produksione filmike dhe televizive, përveç teatrit. Përveç aktrimit, ajo punoi edhe në fusha të ndryshme si asistente regjisore, aktrim zëri, drejtim artistik dhe mësimdhënie.

Tuncer mori çmimin për Aktoren më të Mirë Mbështetëse në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Ankara në vitin 1989 për filmin “A Train Journey”, në Festivalin e Filmit Golden Orange në Antalia në vitin 1991 për filmin “It Was Cold and Raining” dhe në Çmimet Sadri Alışık në vitin 2008 për filmin “Suna”. Ajo mbahet mend veçanërisht nga shikuesit e televizionit për rolin e saj si Arsen Hanım në filmin “Aşk-ı Memnu” (Dashuri e Ndaluar).

Published inBank

Comments are closed.