Skip to content

E fundit! Çfarë i ndodhi kryebashkiakut? Erion Veliaj shtrohet në spital me urgjencë me ambulancë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë mesditën e sotme qelinë e burgut të Durrësit dhe është transportuar me ambulancë drejt një spitali privat.

Deri në këto momente nuk dihet arsyeja e shtrimit të tij në spital, nëse bëhet fjalë për një problem shëndetësor, një vizitë rutinë apo një procedurë tjetër mjekësore.

Lëvizja e tij drejt spitalit vjen në një kohë kur Veliaj ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”. Kërkesat e tij për ndryshimin e masës së sigurisë janë shqyrtuar në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, por deri më tani nuk është pranuar ndryshimi i masës.

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj transportohet në një spital gjatë kohës që ndodhet në qeli. Disa muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje për heqjen e lythave dhe pas disa orësh u rikthye në qeli nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Qytetari i parë i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Hetimet, sipas SPAK, lidhen me disa episode të dyshuara korrupsioni dhe përfitimesh të parregullta, të cilat pretendohet se kanë përfshirë kompani që kanë përfituar leje ndërtimi ose fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Published inBank

Comments are closed.