Skip to content

Bir i nenes

Një atentat me armë zjarri tronditi mëngjesin e kësaj të diele Sarandën, ku 42-vjeçari Artan Myrtaj u qëllua për vdekje në mes të qytetit. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit bregdetar, ku sipas të dhënave paraprake, dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, iu afruan 42-vjeçarit dhe hapën zjarr në drejtim të tij.

Në momentin e atentatit, Myrtaj ishte i shoqëruar nga nëna e tij. Plumbat e goditën 42-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje. Fatmirësisht, nëna e tij nuk pësoi dëmtime fizike. Ndërkohë, nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore.

Pas sulmit autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me motor, ndërsa zona u rrethua nga policia dhe nisi puna për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të atentatit. Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, nëna e viktimës shihet teksa përpiqet të afrohet dhe të shohë trupin e të birit, ndërkohë që efektivët e policisë përpiqen që ta ndalojnë.

Published inBank

Comments are closed.