Skip to content

E bujshme! Po kërkohej në gjithë botën nga SPAK! Arrestohet në Rusi shqiptari i famshëm, mik “biznesi” i Eldi Dizdarit, që nuk ua merr mendja

Është vënë në pranga së fundmi një nga personat më të kërkuar të SPAK, trafikanti i kokainës Shpëtim Aliu, një prej figurave kyçe të një rrjeti të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të kokainës, i njohur ndryshe me nofkën “Salvadore”.

Sakaq bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të ndalimit të Aliut, ndërsa pritet që në vijim Ministria e Drejtësisë të bëjë kërkesën ndaj rusëve për ta ekstraduar “Salvadoren” drejt Shqipërisë.

Në lidhje me arrestimin e Shpëtim Aliut ka reaguar dhe policia shqiptare e cila shkruan se Shpëtim Aliu, 51 vjeç është arrestuar në Rusi. Për të, në qershor të vitit 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shpëtim Aliu renditet në listën e një ndër personave ky që furnizonte me kokainë grupet e Shpëtim Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit. Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK ka bërë me dije se janë zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë, prej të cilave janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha, ku rezulton të jetë përfshirë dhe “Salvadore”

Gjatë tyre janë sekuestruar në total 8 ton e 960 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe konkretisht:

Episodi 1 – 11 Maj 2020 – Trafikimi i një sasie prej 700 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, e sekuestruar në portin e Ëaasland (Antverp), Belgjikë, e gjetur në një kontejner me pjesë këmbimi makinash, i shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina.

Episodi 2 – 6 Qershor 2020 – Tentativa e trafikimit të një sasie prej 2010 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Guayaquil, Ekuador. Lënda narkotike kishte si destinacion përfundimtar të saj Holandën dhe kishte të stampuar tre logo të ndryshme (Jaguar, Shqiponjë dhe BB).

Episodi 3 – 16 Gusht 2020 – Trafikimi i një sasie prej 1100 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, e sekuestruar në Roterdam të Holandës. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 4 – 16 Dhjetor 2020– Trafikimi i një sasie prej 4.1 ton lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në portin e Roterdam, Holandë. Kjo ngarkesë kishte mbërritur në portin e Roterdamit me një anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.

Episodi 5 – 03 shkurt 2021– Tentativa e trafikimit të një sasie prej 1 ton e 50 kg lënde narkotike kokainë, e sekuestruar në Kolumbi me destinacion final Francën .

Hetimet kanë treguar se përveç episodeve të mësipërme, anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Europës dhjetëra tonelata të tjera kokainë, e cila është trafikuar dhe tregtuar te persona të tjerë. Nga realizimi i kësaj veprimtarie janë siguruar të ardhura të konsiderueshme.

Published inBank

Comments are closed.