Skip to content

E trishtë! Ky është 50-vjeçari që , u rrëzua dhe vdiq në Lezhë, la pas gruan, dy djem e dy vajza (EMRI-FOTO)

Shkëlqim Gjoni është 50-vjeçari i cili mbrëmjen e djeshme u nda tragjikisht nga jeta pasi në rrethana të paqarta humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke humbur jetën në vend.

Newsbomb.al ka mësuar se viktima Shkëlqim Gjoni la pas bashkëshorten Suela dhe katër fëmijë, dy vajza Orselën e Klean, si dhe dy djem Orlandon dhe Erikun. Ndërsa mes lotësh e një dhimbje të pashërueshme, miq, familjarë e të afërm mesditën e së nesërmes në varrezat e Grykë-Lumit, në Tale.

Ky është 50-vjeçari që humbi kontrollin e motorit, u

Viktima Shkëlqim Gjoni

Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në aksin Rrilë-Hidrovor, kur 50-vjeçari Shkëlqim Gjoni humbi kontrollin e motorit, duke u rrëzuar dhe vdekur në vend.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor dytësor Spiten–Hidrovorë, shtetasi Sh. Gj., 50 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë, 50-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit” njoftoi mbrëmjen e djeshme Policia.

Ngjarja bëhet akoma më e dhimbshme pasi mësohet se vite më parë familja Gjoni kishte humbur dhe dy djem të tjerë, Tonin dhe Dritanin. Ndërsa ditën e djeshme humbën një tjetër djalë të tyrin, duke hapur plagë të reja për ta.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Published inBank

Comments are closed.