Skip to content

1 javë para arrestimit që Kryeministri e “lëshoi”! Gazetari Elton Qyno me detajet

Një pretendim i fortë është bërë në emisionin “MaShqip me Flamur Vezaj”, ku gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno folën për komunikimet e Ergys Agasit gjatë periudhës kur ai ishte në kërkim, duke ngritur dyshime se mes personave me të cilët ai ka komunikuar ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Artan Hoxhës, pavarësisht se ishte në kërkim, Agasi vazhdonte të komunikonte me deputetë, ministra, persona të botës së krimit, por edhe me njerëz në nivele më të larta.
Hoxha foli konkretisht për dy biseda telefonike që, sipas tij, zgjasin mbi shtatë minuta, ku në komunikim është përdorur telefoni i Vlora Hysenit.

“Janë dy biseda mbi 7 minuta”, tha Hoxha, duke shtuar se materialet ekzistojnë dhe se mbetet për t’u parë nëse SPAK do t’i bëjë publike. Sipas tij, nga ana e telefonit të Hysenit dëgjohet një zë mashkulli, ndërsa deklaratat e tij lanë të kuptohej se bëhej fjalë për komunikim në nivelet më të larta të qeverisë.

Edhe Elton Qyno shkoi më tej. Sipas tij, Agasi, ndërsa ishte ende në kërkim, kishte komunikuar me një person që Qyno e përshkroi si “njeriun e gjatë”, një referencë që gazetari e lidhi me kryeministrin Edi Rama. Qyno tha se dyshimet lidhen me një komunikim që pretendohet se ka ndodhur rreth një javë përpara arrestimit të Agasit.

Sipas versionit të treguar prej gazetarit në “MaShqip”, gjatë kësaj bisede Agasi pretendohet t’i ketë thënë Ramës: “Këtu jam në këto kushte edhe për punët e tua dhe porositë e tua.” Qyno argumentoi se pikërisht përmbajtja e këtij komunikimi mund të ketë ndryshuar raportin mes Ramës dhe Agasit. Sipas tij, Rama nuk do ta kishte toleruar një mënyrë të tillë komunikimi dhe kjo mund të ketë qenë një nga arsyet që mbrojtja ndaj Agasit përfundoi, duke çuar më pas në arrestimin e tij.

Deklaratat e Hoxhës dhe Qynos ngrenë tashmë një pyetje edhe më të madhe: nëse këto komunikime janë administruar nga hetuesit, çfarë përmbajnë të plota dhe a do t’i zbardhë SPAK?
Në emision, Hoxha ngriti pikëpyetje edhe për fuqinë që Agasi kishte krijuar ndër vite dhe për kontaktet e tij me drejtues institucionesh, policinë, AKSHI-n, SHISH-in dhe njerëz të politikës, duke ia faturuar politikisht fuqizimin e tij sistemit të ngritur nga Rama. Pasted markdown
Ndërsa Qyno kërkoi që SPAK të sqarojë publikisht pozicionin e kryeministrit Edi Rama në të gjithë këtë histori.

Published inBank

Comments are closed.