Një lajm i trishtë ka prekur familjen e Ardit Gjebreas. Nëna e bashkëshortes së tij, Anilës, është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatori dhe kantautori përmes një postimi në Instagram, ku ka njoftuar gjithashtu të afërmit dhe miqtë për ceremoninë e përcjelljes dhe oraret e pritjes së ngushëllimeve.
“Me trishtim njoftoj që mamaja e Anilës, ndërroi jetë. Përcjellja do të bëhet sot në orën 2pm nga Alba 2000, shtëpia e funeralit tek Rruga e Durrësit. Pritja do të jetë ditën e shtunë dhe të dielë, në orën 10.00-13.00 dhe pasdite 5pm.-8pm”, ka shkruar Gjebrea.
Sipas njoftimit, përcjellja do të bëhet sot në orën 14:00 nga shtëpia funerale “Alba 2000”, në Rrugën e Durrësit.
Familja do të presë vizita ngushëllimi të shtunën dhe të dielën, nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:00.

Comments are closed.