Një aksidenti i rëndë i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, në afërsi të Kamberasit, nga i cili raportohet për një viktimë dhe dy të plagosur.
Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë dy të tjerë. Mësohet se viktima është shtetasi me inicialet L.Z.
Po ashtu raportohet se dy të plagosurit e tjerë janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, të cilët thuhet se janë në gjendje të rëndë.
Mësohet se në këtë aksident të trefishtë janë përfshirë një Mercedes-Benz me targa AC 034 AU, një Audi me targa AB 861 EY dhe një Volkswagen Passat me targa AB 786 ZC.
Sakaq bëhet me dije se njëri prej drejtuesve të mjeteve është shoqëruar në komisariat. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë, megjithatë autoritetet kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.

Comments are closed.