Skip to content

Pas 1 ore “do shkundet” shteti? Muhamed Veliu zbulon çfarë do thotë Rama sapo të shkelë Rinasin, dhe do befasoheni

Kryeministri Rama, ora 13:00 mbërrin nga New York, burime qeveritare tregojnë për Top Channel çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas.

Njoftimi i Kryeministrit Edi Rama për t’ju drejtuar me një mesazh shqiptarëve nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”, sapo të mbërrijë nga New York, ka prodhuar një mori hamendësimesh dhe aludimesh.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke raportuar nga terminali VIP në Rinas për edicionin e lajmeve të orës 12:00, tha se kryeministri pritet të mbërrijë rreth orës 13:00.

“Gjithçka mbetet hermetike për përmbajtjen e asaj që pritet të deklarojë kryeministri. Por një burim qeveritar, i cili ndodhej me kryeministrin në SHBA, i pyetur nga Top Channel, nuk dha detaje specifike, por u shpreh se ‘do të jetë një qëndrim për situatën aktuale’”, raportoi gazetari Muhamed Veliu.

Nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të flasë për mënyrën e zgjedhur nga prokurorët e SPAK në marrjen si të pandehur të ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, kur ajo ishte jashtë vendit, sikurse vetë kryeministri ishte në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Top Channel
Që prej ditës së djeshme kur nga zyra e shtypit e kryeministrit u deklarua se sapo të mbërrijë në Rinas kryeministri Rama do të mbajë një komunikim për qytetarët me prezencën e medias, qarqet mediatike e politike në Tiranë u përfshinë nga debatet se çfarë do të deklaronte kryeministri, me shpresën e ndonjë mesazhi nga Amerika.

Shumë folën se ai ka marrë udhëzimet për të shpallur zgjedhjet e parakohshme, të tjerë artikuluan dorëheqjen, e të tjerë, e ulën pritshmërinë për ndryshime në qeveri. Të gjitha këto do të ndodhnin sepse revolucioni flamingo apo skandali “Agasi-Hyseni” kanë tronditur qeverinë e bash për këtë arsye, Rama do të detyrohet të hapë rrugën.

Por, nuk do të ndodhë asgjë nga këto. Përveç rezultateve të vizitës në SHBA Rama ndoshta do të fokusohet te reforma dhe integrimi evropian. Ditën e nesërme, pra të hënën, Kuvendi i Shqipërisë ka paralajmëruar një konferencë të zgjeruar me pjesëmarrjen e kryetarit të kuvendit Niko peleshi, kryeministrit Edi Rama, dhe ambasadorët e vendeve të BE të akredituar në vendin tonë ku do të flitet për sfidat e integrimit.

Axhenda është konfirmuar dhe folësit gjithashtu. Nëse do të kishte lëvizje të mëdha politike, nuk do të ishte paralajmëruar një konferencë e tillë e madhe për sfidat e integrimit.

Published inBank

Comments are closed.