Skip to content

E fundit! Pritet mot ekstrem në të gjithë botën,

Një ngrohje e pazakontë e ujërave të Oqeanit Paqësor, që mund të sjellë temperatura më të larta, thatësira dhe përmbytje në pjesë të ndryshme të botës, po shqetëson shkencëtarët. Fenomeni njihet si El Ninjo dhe ndodh zakonisht çdo tre deri në shtatë vjet, por këtë herë temperaturat e ujit po arrijnë nivele të pazakonta.

Sipas shkencëtarit të klimës Matt Collins, El Ninjo mund të bëhet më i forti në 1 mijë vitet e fundit, ndërsa temperaturat në Paqësorin lindor po shkojnë drejt 4 gradë Celsius mbi mesataren.

Me fjalë të thjeshta, El Ninjo ndodh kur ujërat e Paqësorit lindor, që normalisht janë më të ftohta, ngrohen më shumë se zakonisht. Kjo ngrohje nuk mbetet vetëm në oqean.

Ajo ndryshon mënyrën se si shpërndahen reshjet dhe temperaturat, ndaj në disa pjesë të botës mund të ketë më shumë nxehtësi dhe thatësirë, ndërsa në të tjera më shumë reshje dhe përmbytje.

Collins, shkencëtar i klimës në Universitetin e Exeter dhe ekspert për dinamikën e El Ninjos, ka shpjeguar për “The Guardian” ngre alarmin se El Ninjo po ndodh gjithnjë e më shpesh.

Related article Çfarë do të ndodhë më 27 korrik? Zbulohet skenari që Rama po mban larg syve të publikut!
El Ninjo i mëparshëm zgjati gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Duke shpjeguar lidhjen me ngrohjen globale, Collins tha se mënyra më e thjeshtë për ta kuptuar është që bëhet fjalë për dy fenomene të ndryshme, por që mund t’i shtohen njëri-tjetrit.

Pra, nëse tashmë ke një thatësirë si pasojë e ngrohjes globale, El Ninjo vetëm sa do ta përkeqësojë atë”, tha ai.
Ajo që po u bie në sy shkencëtarëve këtë herë janë temperaturat e ujit. Sipas Collins, shpeshtësia me të cilën po shfaqet sot El Ninjo është gjithashtu mjaft e pazakontë.

“El Ninjo ka thyer tashmë rekorde dhe mund të bëhet më i forti në një mijë vjet. Temperatura e sipërfaqes së detit në rajonin e El Ninjos në Paqësor ka kaluar tashmë rekordin e mëparshëm të vitit 2015, duke arritur 3 gradë Celsius mbi mesataren, gjë që është pothuajse e paimagjinueshme”, shpjegoi Collins.

Related article Nderron jete ish-Miss
Por fenomeni ende nuk ka arritur kulmin. Sipas shkencëtarit, deri në fund të vitit nuk do të dihet se sa më i fortë mund të bëhet.

“Aktualisht, temperaturat në Paqësorin lindor janë në rrugën për të qenë 4 gradë Celsius mbi mesataren, shumë më lart se çdo gjë që është parë më parë. Nëse ky trend vazhdon, mund të jemi dëshmitarë të një El Ninjoje të jashtëzakonshme”, tha Collins.

Ndryshimet klimatike, sipas tij, e bëjnë më të mundshme që El Ninjo të jetë i fortë, por kjo ende nuk është e sigurt. Arsyeja është se ndikimi i tij varet edhe nga diferenca e temperaturave me oqeane të tjera, si Atlantiku dhe Oqeani Indian.

“Shiu shkon atje ku uji është më i ngrohtë. Nëse kjo nxehtësi shpërndahet, edhe reshjet do të shpërndahen. Nëse nxehtësia përqendrohet në një oqean, reshjet do të zhvendosen dhe do të jenë më intensive në atë pellg”, shpjegoi ai.
Collins foli edhe për atë që ndodh me nxehtësinë e grumbulluar në oqean.

Related article Vlora Hyseni mesazhe dashurie ndërsa jep informacion për Ergys Agasin (MESAZHET E REJA)
I pyetur nëse një El Ninjo kaq i madh mund të nënkuptojë se oqeanet po ia “kthejnë” nxehtësinë atmosferës, pasi kanë arritur kufirin e aftësisë së tyre për ta përthithur atë, ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për këtë.

“Epo, në njëfarë mënyre kjo është ajo që ndodh gjatë El Ninjos, është një transferim i nxehtësisë nga oqeani në atmosferë. Por kjo është vetëm pjesë e ciklit. Nuk është sikur oqeani ka arritur një kufi dhe nuk mund të marrë më nxehtësi”, tha Collins.
Sipas tij, në dekadat e ardhshme priten episode më të mëdha dhe me ndikim më të gjerë të El Ninjos.

“Është shqetësuese. El Ninjo shkakton ndërprerje të mëdha në bujqësi dhe ekonominë globale. Është shumë keq për njerëzit, veçanërisht në vendet më të varfra, të cilët tashmë po vuajnë efektet e ndryshimeve klimatike dhe tani mbi to shtohet edhe El Ninjo”, përfundoi Collins.

Published inBank

Comments are closed.