Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të Elbasanit.
Nga të dhënat e para, mësohet se mjeti i përket drejtoreshës së Shërbimit Social në Bashkinë Elbasan.
Drejtuesja e automjetit ka mohuar se ngjarja të ketë qenë e qëllimshme apo të ketë lidhje me detyrën e saj.
Pas incidentit, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave, ndërsa një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia e një defekti teknik në automjet.
Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, makina është shkrumbuar plotësisht. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Comments are closed.