Trajneri i ekipit kombëtar shqiptar, Rolando Maran, iu drejtua mediave përpara ndeshjes kundër San Marinos. Gazetari i SUPERLIGA SHQIPTARE Fan Club, Eraldo Harlicaj, ishte prezent ne konferencen per shtyp per te bere pyetjet e tij.
Gjatë prononcimit të tij, trajneri i Shqiperise, shprehu optimizëm për ekipin dhe theksoi besimin që ka te futbollistët. “Jemi duke bërë përparim të rëndësishëm. Kam besim të plotë tek lojtarët dhe tek përgatitja jonë e përbashkët”, tha Maran.
Harlicaj e pyeti per motivimin e ekipit per kete ndeshje. Maran shtoi se është e domosdoshme përqendrimi dhe paraqitja e mirë e ekipit në fushë, ndërsa Shqipëria po përgatitet për përballjen me San Marinon.

Comments are closed.