Skip to content

Evi Kokalari ‘çudit’ Vlora Hysenin ‘e arrestoi’ Sali Berisha, çfarë diskutoi në SHBA me Todd Blanche, njeriun që…?

TIRANË- Ish-aktivistja e Partisë Demokratike, Evi Kokalari ka hedhur një teori të re në rrjetet sociale, ku sipas saj Sali Berisha ka çuar në arrestimin e shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Kokalari thotë se gjatë vizitës së tij në SHBA, Berisha u takua me prokurorin e përgjithshëm Todd Blanche, dhe sipas saj, ai mund ti ketë dhënë informacione që çuan më pas në vendosjen e shefes së SHISH nën masën e arrestit të shtëpisë. Në postimin e saj, Kokalari shprehet më tej se Berisha ka denoncuar diçka të madhe në SHBA, ndryshe nuk do t’i hiqej ndalimi për të udhëtuar në tokën amerikane.

POSTIMI I KOKALARIT

Më falni, por për këtë kryetaren e SHIK-ut që arrestuan, a e keni marrë parasysh se mund të jetë bëma e Sali Berishës, të cilit hyrja në SHBA iu lejua me pretekstin se i shërben “national security”?

Në fakt, ai pati një takim në një kafe me Todd Blanche dhe ky takim mund të ketë justifikuar të gjithë udhëtimin e tij, pavarësisht se si e shet në Shqipëri… Çfarë i tha Berisha Todd Blanche atë ditë? Cila ishte tema ‘me interes të veçantë për sigurinë e Shteteve të Bashkuara’, për të cilën Berisha paska dijeni? A kishte të bënte me kreun e SHIK-ut në Shqipëri?

S’e di si e shikoni, por kjo punë vjen pak erë… Jo se SPAK mund të mos ketë pasur arsye të mjaftueshme për ta vënë në arrest shtëpie, por as pisllëku i Berishës në SHBA, pikërisht kundër SHIK-ut të Ramës, nuk më duket aspak çudi…

Për më tepër, askush s’e ka shfrytëzuar SHIK-un më agresivisht se vetë Berisha dhe nëse Berisha ka denoncuar ne SHBA një institucion si SHIK-u për interesat e tij personale, atëherë ky është maskarrallëk dhe tradhëti kombëtrare.

Kështu që, nëse Berisha e ka denoncuar në SHBA kreun e SHIK ut, uroj të ketë pasur arsye vërtet të forta për të shkuar deri atje. Përndryshe, qeveria shqiptare duhet të marrë masa ndaj Berishës…

Dhe sërish, nuk e di çfarë ka denoncuar Berisha në SHBA. Besoj se diçka ka denoncuar, sepse ndryshe lobistët e Continental nuk do ta justifikonin dot lejimin e hyrjes së tij VETËM NJË HERË. Por çfarë ishte kaq e rëndësishme për sigurinë kombëtare amerikane që Berisha e di, por nuk ia thotë popullit apo Parlamentit?

Published inBank

Comments are closed.