Aktorja Julia Iliriani ka reaguar në Instagram pas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke mohuar të ketë lidhje me to dhe duke kërkuar të mos përfshihen në diskutimet që kanë nisur online.
Në reagimin e saj, Iliriani shprehet e revoltuar ndaj asaj që e cilëson si përfshirje në jetën e artistëve në çështje që nuk u përkasin, ndërsa kërkon që vëmendja të përqendrohet te problemet reale të shoqërisë.
“Pashë që po qarkullojnë ca video me ‘demek’, edhe jam e sigurt që do fillojë opinioni publik bla bla. Tani a ka mundësi t’i lini artistët në hallin e tyre dhe merruni me këta që po ju vjedhin, po ju vrasin, po ju drogojnë fëmijët nëpër shkolla?”, shprehet ajo.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Aktorja thekson se duartrokitjet dhe mbështetja që artistët marrin nga publiku në skenë janë të mirëpritura, por kërkon që jeta e tyre private të mos bëhet pjesë e diskutimeve publike.
Më tej, Iliriani sqaron edhe aludimet konkrete që kanë nisur në rrjet, duke mohuar se është ajo personi që shfaqet në videot për të cilat po flitet.
“Po shoh që po aludohet, po flitet, po merren në telefon njerëzit e mi, po shkruhet në Instagram, që unë jam në një nga ato video. E para, nuk ka lidhje fare dhe me asnjë video që mund të qarkullojë”, shprehet aktorja.
Ajo tregon se ka jetuar për rreth 10 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shton se, nëse do të ishte ajo personi në një video të tillë dhe do të kishte ndodhur një situatë e ngjashme, do t’i drejtohej rrugës ligjore.
Në fund të reagimit, Iliriani ka një kërkesë të drejtpërdrejtë për ata që kanë përfshirë familjarët e saj në këtë çështje:
“Mos mi shqetësoni familjarët dhe, nëse do isha unë, do isha drejtuar në rrugë ligjore. Dhe këtë ua them edhe atyre kolegëve të mi.”

Comments are closed.