Skip to content

E bujshme! Ndërkohë që po takohej me Ambasadorin amerikan! BKH futet në Ministrinë e Mbrojtjes për të zbuluar…(Cfare ndodhi)

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nën drejtimin e prokurorëve të SPAK, raportohet se kanë kryer këtë të premte kontrolle në disa ambiente private dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, për përgjimin që publikoi javë më parë Arben Ahmetaj, për trafik armësh nga Shqipëria.

Mirëpo, nëse Prokuroria e Posaçme do të konfirmojë zyrtarisht këto kontrolle, veçanërisht ato në Ministrinë e Mbrojtjes ku është bërë me dije se janë sekuestruar edhe dokumente, do të jemi përpara një ngjarje që anon sa te rastësia aq edhe te një sinjal i fortë diplomatik.

Mesditën e sotme, në kohën kur raportohet se janë kryer kontrollet, në zyrën e ministrit Ermal Nufi ka qenë ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, ish-gjenerali Eric Wendt.

“SHBA janë partner i pazëvendësueshëm i Shqipërisë në mbrojtje dhe siguri, ndërsa vendi ynë i sjell këtij partneriteti një pozicion gjeografik me rëndësi, besueshmëri dhe vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar”, thuhet në postimin e ministrit.

Ermal Nufi është akuzuar rëndë nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, pasi është cilësuar si personi kyç në projektin për prodhimin dhe trafikimin e armëve nga Shqipëri. Vetë ministri, ka mohuar çdo pretendim.

Prania e ambasadorit amerikan në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes, nëse nuk është një rastësi, mund të shihet si një sinjal i fortë mbështetje për SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në anën e drejtësisë.

Published inBank

Comments are closed.