Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, njëherazi gazetar sportiv, Rogert Sterkaj ka “goditur nën brez” humoristin Agron Llakaj.
“Shite shpirtin dhe b*thën për t’u rikthyer te vendi ku të nxorrën jashtë si qen. Të paktën thuaj të vërtetën, o kloun M.O.F.O.! Ish-kolegët si Salsano Rrapo, Jul Deda, etj., i doje jashtë Top Channel. Ky ishte pakti verbal me kollvarin!!!”, shkruan Sterkaj në postimin e tij.
E gjithë kjo “mesele” ka të bëjë me rikthimin e humoristit Agron Llakaj në emisionin “Portokalli”, pjesë e televizionit Top Channel.
Rogerti njihet për natyrën e tij agresive, të drejtpërdrejtë, madje provokuese dhe frazat “therëse”, të cilën shpesh i përdor edhe në postime.
I ftuar në “Goca dhe Gra”, ai u shpreh se kjo ishte edhe një dëshirë e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandinës.
Llakaj gjithashtu u ndal edhe te largimi i Salsano Rrapit, për të cilin u shpreëh se nuk e kishte larguar ai.
“Kostandina e donte rikthimin tim në Portokalli.
E kam filluar këtë betejë me trupën që kam gjetur. Të vetmin aktor që kam marrë nga ata të mitë, ishte Albano Bogdo.
Unë ndaj sytë, shpirtin, zemrën me ta. Unë jam drejtori, regjisori, aktori, kolegu i tyre. Në këto momente, jemi si ai lumi që kemi dalë dhe po shkojmë të drejt shtratit të lumit. Prandaj kam thënë
Gjëja e parë që kam bërë ishte përshëndetja, respekti dhe mirënjohja për këdo që ka vendosur një tullë në Portokalli. Salsano Rapin, unë nuk kam pasur asnjë lloj kontakti. Këtu kur erdha, unë erdha me këto atribute. Drejtori i Portokallisë. Kur ika unë, nuk më erdhi keq kur zuri vendin tim.
Nuk e kam larguar. Kam ndjerë heshtjen nga ana e tij. Çdo talenti unë i kam dhënë një dorë që të ketë një mundësi. Doni të thoni që Salsano Rrapin e mora unë në Portokalli? Unë e mora. Doja që këtë premierën e parë unë ta ndaja me Salsanon. Ai është aktor plot talent. Të vazhdonte rolet e tij. Nuk jam i zhgënjyer. Nuk kam kohë të respektoj zhgënjimin.
Dritan Hoxha Thoshte Portokallia është një tren i fuqishëm. Ecën, ndalon, zbresin. Por treni vrapon dhe unë vrapoj me trenin. Kush do të vrapojë me mua, është i mirëpritur. Portokallia është vendi i talenteve dhe i atyre të merituarve.
Kiara në moshë është vajza ime. Kiara në reagimin e parë që ka qenë me mua, di të them që ka një notë pozitive nga unë”, tha Llakaj.

Comments are closed.